TASHMË ZYRTARISHT SËBASHKU/ Mozzik publikon FOTON e parë me Loredanën nga pushimet në Dubai – AlpeGossip
TASHMË ZYRTARISHT SËBASHKU/ Mozzik publikon FOTON e parë me Loredanën nga pushimet në Dubai

TASHMË ZYRTARISHT SËBASHKU/ Mozzik publikon FOTON e parë me Loredanën nga pushimet në Dubai

Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait.

Janë postimet në Instagram Story-t përkatëse të të dy artistëve, ato që zbulojnë vendndodhjen aktuale të tyre, teksa i vënë vulën të vërtetës se po, janë bashkë dhe të lumtur.

Fansat po prisnin kaq shumë që Loredana dhe Mozzik të publikonin një foto me njëri-tjetrin dhe të ndalonin së publikuari story të ndryshme, por nga i njëjti vend.

Dhe ja ku Mozzik jua plotësoi dëshirën të gjithëve! Mozzik ka shkrepur një foto në pasqyrën e makinës dhe pas tij duket edhe Loredana.

Doni më?

Shën Valentini i tyre po vazhdon në Dubai dhe kjo foto ishte vula e fundit që tregoi se po, ata janë rikthyer dhe janë më të lumtur se kurrë!

Hana mund të shijojë njëkohësisht mamin dhe babin (edhe Dubain) dhe ne mezi po presim foto të tjera.

Shpresojmë që çifti ta bëjë zemrën “gur” e të mos na i kursejë edhe momentet private që kaq shumë i kemi pritur