GJURMËT E GISHTËRINJVE PARANDALOJNË RREZIQET SHËNDETËSORE/ Madje edhe para se të shfaqen simptomat… (FOTO) – AlpeGossip
GJURMËT E GISHTËRINJVE PARANDALOJNË RREZIQET SHËNDETËSORE/ Madje edhe para se të shfaqen simptomat… (FOTO)

GJURMËT E GISHTËRINJVE PARANDALOJNË RREZIQET SHËNDETËSORE/ Madje edhe para se të shfaqen simptomat… (FOTO)

Shikoni se çfarë zbulojnë vijat dhe gjurmët në majë të gishtave!

Është përcaktuar lidhja midis gjurmëve të gishtave dhe të gjurmëve të shuplakave me rrezikun e shtuar nga diabeti, depresioni, impotenca…,

Gjurmët e gishtave, të cilat kaherë përdoren në kriminalistikë për zbulimin e kryesit të krimit, do të mundë të ndihmojnë edhe në zbulimin e personave të cilët rrezikohen nga zhvillimi i ndonjë sëmundjeje, madje edhe para se të shfaqen simptomat.

Hulumtimi i ri ka treguar që femrat me tipin specifik të gjurmëve të gishtave, përkatësisht me më pak unaza dhe më shumë harqe, kanë rrezik të shtuar nga zhvillimi i tumoreve gjinekologjike.

Që më herët shkencëtarët kanë përcaktuar që ekziston lidhshmëria midis gjurmëve të gishtave (dhe njësoj të gjurmëve unike të shuplakave) dhe rrezikut të shtuar nga disa sëmundje, siç janë diabeti, sëmundja e Alzeimerit, leucemia, depresioni, impotenca, madje edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve.

Sipas dermatoglifikës, disiplinë shkencore e cila merret me studimin e lidhjes midis gjurmëve të gishtave dhe sëmundjeve, nëse në ndonjë mënyrë është çrregulluar rritja e gjymtyrëve, organeve apo cilitdo ind në fazën e hershme fetale, vjen deri te ndryshimi i konfiguracionit të gjurmëve të gishtave dhe të shuplakës, të cilat formohen midis javës së 11-të dhe të 24-të të shtatzënisë.

Këto ndryshime paraqesin shenja të përhershme dhe të dukshme të zhvillimit jonormal në sistemin nervor dhe në sisteme të tjera.