TANI I MORËM VESH PROBLEMET/ Xhani Shqerra zbulon sherrin me moderatoren shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
TANI I MORËM VESH PROBLEMET/ Xhani Shqerra zbulon sherrin me moderatoren shqiptare (FOTO)

TANI I MORËM VESH PROBLEMET/ Xhani Shqerra zbulon sherrin me moderatoren shqiptare (FOTO)

Xhani Shqerra është një nga prezantuesit i cili njihet për stilin e tij të veçantë në të veshur, por edhe në prezantim. Ai prezantoi për disa sezone emisionin “Living” në Vizion Plus së bashku me partneren e tij Bruna. Tashmë ai është larguar dhe ka nisur një emsion të ri i cili titullohet “Bel Mondo” dhe transmetohet në Klan Plus ku Xhani është moderator dhe autor.

Ai i ftuar këtë javë në emisionin “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës ka folur për raportet e tij me ish-partneren e “Living” si dhe  ka treguar nëse e ndjek apo jo ish-emisionin e tij i cili prezantohet nga ajo dhe Arjon Muça.

“E kamë parë në publicitet, por është diçka që kam lënë aty dhe po të doja ta shihja do ta shihja. Marrëdhënia e tij me Brunën do të jetë si e imja vjen një moment që edhe prishet. Ne nuk jemi zënë, por brenda një çifti kolegësh ka edhe debate. Nuk mund të bëhet një program në qoftë se nuk jeni edhe shokë. Ky rrugëtim ka nevojë për pjekuri, mbase unë isha më i pjekur dhe kisha pretendime të tjera dhe doja një marrëdhënie korrekte, por edhe përtej punës.   Doja të jetoja gjënë në mënyrë të shëndetshme,  gjë që jo gjithmonë ishte e mundur.”- përfundoi prezantuesi

I pyetur nga Aulona nëse flasin tashmë që ka mbaruar programi Xhani tha se nuk nuk i bie rasti që të komunikojnë.