Harrojeni “Baftjarin”, Bes Kallaku dhe Ylli Baka sapo lançuan këngën e re që do kërcehet në çdo festë – AlpeGossip
Harrojeni “Baftjarin”, Bes Kallaku dhe Ylli Baka sapo lançuan këngën e re që do kërcehet në çdo festë

Harrojeni “Baftjarin”, Bes Kallaku dhe Ylli Baka sapo lançuan këngën e re që do kërcehet në çdo festë

Ishte një hit i vërtetë “Baftjari” i Bes Kallakut dhe Ylli Bakës, e nuk pati ndonjë festë në të cilën njerzit nuk e kënduan e kërcyen nga fillimi deri në fund. E duke qenë se dyshja e tyre qëlloi një formulë shumë e mirë, Besi dhe Ylli sapo lançuan një tjetër këngë që do na “çmendi” në gëzimet tona familjare apo festat në përgjithësi.

“Çohu kërceni” – titullohet kënga e re e sapo publikuar në Youtube dhe siç pritej, ka shumë ritëm, tekst të thjeshtë festiv, me Besin dhe Yllin në sfond që teksa janë në club-e, ngrejnë të gjithë sallën në këmbë.

Muzika është realizuar nga miku i tyre Irkenc Hyka, ndërkohë që për tekstin ka punuar vetë Besi në bashkëpunim me “Kimikatin” (Olsi Bylykun).

“Kënga ça thotë kënga, ma do shpirti, ma do zemra…” – thotë Besi në këngë dhe mirë e ka!