PASI E PËRZUNË NGA “STOP”/ Alesia Bami zbulon si e fitoi punën në Top Channel – AlpeGossip
PASI E PËRZUNË NGA “STOP”/ Alesia Bami zbulon si e fitoi punën në Top Channel

PASI E PËRZUNË NGA “STOP”/ Alesia Bami zbulon si e fitoi punën në Top Channel

Balerina e njohur dhe ish velina e emisionin investigativ “Stop”, Alesia Bami që në daljen e saj të parë tërhoqi vëmendje me pamjen dhe format trupore. Lajmi i largimit të saj nga “Stop” bëri bujë pak muaj më parë, duke qenë se Alesian e hoqën nga emisioni i njohur një ditë pasi ajo kishte dal në një intervistë në Top Channel.

Në atë kohë “Stop” tha se Alesia nuk shfaqte sjellje etike, mirëpo balerina nuk e la me aq dhe bëri një sërë akuzash për emisionin investigativ. Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Alesia u bë pjesë e spektaklit “E diell” në Top Channel ku dhe prej javësh prezanton rubrikën ‘Escape’ me Flor Gjinin.

Ditën e sotme, në një intervistë për Gazetën shqiptare, Alesia ka zbuluar se si i erdhi oferta për tu bërë pjesë e Top Channel.

“Kam patur oferta të ndryshme dhe nga televizione të tjera. Zgjodha Top Channel, sepse mendoj se përshtatem më shumë . Propozimi erdhi nga vetë Manushi për të qenë pjesë e “E Diell”.”, ka thënë Alesia e cila më pas ka zbuluar dhe se si i ka marrëdhëniet me moderatorët e tjerë.

“Jemi në harmoni me gjithë stafin së bashku. Më mirë shkoj me Florin pasi kemi dhe rubrikën ‘Escape’ (Mbathja), bashkë dhe ruajmë marrëdhënie shumë të mira. Duke qenë se jemi një grup i madh tek “E Diell”, normalisht ka edhe keqkuptime të vogla, por që nuk zgjasin shumë. Personi më paqësor, që na qetëson të gjithëve dhe, që është shumë e thjeshtë të punosh është Manushi.”, ka përfunduar ajo.