Google jep alarmin: Fshijini menjëherë këto aplikacione (FOTO) – AlpeGossip
Google jep alarmin: Fshijini menjëherë këto aplikacione (FOTO)

Google jep alarmin: Fshijini menjëherë këto aplikacione (FOTO)

Gjiganti i motorëve të kërkimit, Google, ka njoftuar se ekzistojnë rreth 145 aplikacione të dëmshme që mund t’iu shkatërrojnë kompjuterin në momentin që e lidhni me fishë me celularin.

Aplikacionet, disa prej tyre të shkarkuara me qindra herë tashmë janë hequr nga Play Store, por sipas kompanisë gjithsesi rreziku mbetet.

Këto programe të dëmshme të njohura si malware, nuk prekin sistemi e operimit Android, por mund të dëmtojnë keq të dhënat tuaja personale në momentin që lidhen me një kompjuter Windows.

Që në momentin e parë që lidhet me kompjuterin, virusi mund të lokalizojë fjalëkalime dhe të zbulojë numrat e kartës suaj të kreditit, fjalëkalime llogarish bankare apo edhe rrjetesh sociale.

Ndër programet e dëmshme përfshihen: ‘ ‘my music.exe,’ ‘COPY_DOKKEP.exe,’ ‘js.exe,’ ‘gallery.exe,’ ‘images.exe,’ ‘msn.exe’ and ‘css.exe’.’ etj.

Përdoruesit që kanë shkarkuar këto dosje me anë të një sistemi Android dhe janë lidhur me një PC, me shumë siguri sipas kompanisë janë të “infektuar” me virusin.