“JEMI TË SHKATËRRUAR…”/ Almeda Abazi kërkon ndihmë për Turqinë (FOTO) – AlpeGossip
“JEMI TË SHKATËRRUAR…”/ Almeda Abazi kërkon ndihmë për Turqinë (FOTO)

“JEMI TË SHKATËRRUAR…”/ Almeda Abazi kërkon ndihmë për Turqinë (FOTO)

Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë betejën e tyre për të shuar zjarret që kanë kapluar jugun e Turqisë prej disa ditëve, duke shkaktuar tetë viktima.

Zjarret shpërthyen të mërkurën dhe që atëherë kanë lënë të plagosur qindra qytetarë dhe turistë, të cilët kishin shkuar për pushime

Ndërkohë në profilet e rrjeteve sociale të personazheve të njohur turk dhe jo vetëm, mund të shikoni se si ata bëjnë apel për ndihmë. Një ndër to është edhe bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton në Turqi.

“Jemi të shkatërruar me gjithsej 112 zjarre”/ Bukuroshja

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku duket se si po shkatërrohet vendi nga zjarret dhe kërkon ndihmë nga të gjitha shtetet.

“Ju bëj thirrje të gjitha vendeve që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar me gjithsej 112 zjarre. Nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht, e kemi vetëm një”, ka shkruar Almeda, e cila është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Say?s?man.