Shtatzënë në moshën 21-vjeçare: Ish-Sofia e “Zonë e Lirë” flet për pritjen e ëmbël – AlpeGossip
Shtatzënë në moshën 21-vjeçare: Ish-Sofia e “Zonë e Lirë” flet për pritjen e ëmbël

Shtatzënë në moshën 21-vjeçare: Ish-Sofia e “Zonë e Lirë” flet për pritjen e ëmbël

Të gjithë e mbajmë mend Andonia Dobin në rolin e “Sofisë” në programin “Zonë e Lirë” në televizionin “Klan”.

Por vetëm pak kohë më pas, Andonia vendosi të tërhiqet nga emisioni për t’iu përkushtuar të fejuarit të saj dhe familjes. Në profilin e saj në “Instagram”, 21-vjeçarja na suprizoi të gjithë me lajmin se prej disa muajsh ndodhej në pritje të ëmbël.

“Nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë. Unë kam dashur dhe dua që engjëlli jonë të jetë i shëndetshëm, në radhë të parë, sepse gjinia s’ka rëndësi. Besoj se disa njerëz e kuptojnë këtë që po them” – u shpreh Andonia për gazetën”Panorama Plus”.

 

Bukuroshja me sytë e shkruar rrëfen se ardhja në jetë e fëmijës së sajtë parë, nuk do të jetë pengesë për t’iu dedikuar edhe modelingut.

“Synimet e mia vazhdojnë të jenë po të njëjta, po tani me një engjëll në krah. Absolutisht që nuk do më pengojë fëmija, sepse nuk e shoh si pengesë. Një person që do t’i shohë gjërat e mundura, i realizon sado të vështira të duken. Jam 21 vjeçe dhe nuk besoj se ka ndjerë kush frikë për anën fizike kur ka ndjerë lëvizjet dhe gjuajtjet që të dërgon bebi. E di se do të kthehem shumë shpejt në formë, gjithsesi” – tha modelja 21-vjeçare.

Në 20 vjetorin e ditëlindjes së saj, Andonia mori suprizën e jetës nga i fejuari Elsoni, i cili i propozoi për martesë.