LARGOHET NGA SARAH? PM puth e përqafon modelen para se të flejë: Çika ime… – AlpeGossip
LARGOHET NGA SARAH? PM puth e përqafon modelen para se të flejë: Çika ime…

LARGOHET NGA SARAH? PM puth e përqafon modelen para se të flejë: Çika ime…

Mbrëmjen e djeshme teksa Beniada po ulej të flinte, Dj PM është kujdesur për të. Pajmtimi i ka dërguar një gotë ujë dhe më pas e ka puthur e përqafuar.

Fillimisht modelja bukuroshe mendon se PM po tallet me të, pasi ai herë pas here bën shaka të ndryshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kur e pa se në të vërtetë ai i dërgoi një gotë me ujë, ata u përqafuan.

Biseda mes tyre:

PM: Beni, çika ime e mirë

Beniada: Ça ke, po tallesh? Aaa uji, faleminderit

PM: Unë jam tu tall?

Beniada: Jo

PM: Pije, e shikon se nuk po tallem. Ti thua se natën më merr etja. Dhe e di pse, se më ke bërë tostin

Beniada: Zemër pa merak për tostin, ta bëra me shumë dëshirë.

Ndërkohë pak ditë më parë, teksa ndodheshin në dhomën e dënimit Fifi u shpreh se e shikon “PM më shumë me Beniadën se me Sarah”. Ndërkohë gjatë spektaklit të së premtes, këngëtarja tha se po ngacmonte Dj dhe se nuk ishte se mendonte ashtu.