Nëntë operacionet plastike për t’u dukur si Melania Trump (FOTO) – AlpeGossip
Nëntë operacionet plastike për t’u dukur si Melania Trump (FOTO)

Nëntë operacionet plastike për t’u dukur si Melania Trump (FOTO)

Gjithnjë e më tepër njerëzit përpiqen të jenë unik duke krijuar stilin e tyre, ndonjëherë dhe duke u frymëzuar nga diku.

Por ka disa persona që çfarë s’do të bënin për t’u dukur si dikush tjetër.

Një prej tyre është edhe Claudia Sierra 42-vjeçarja nga Teksasi ka shpenzuar një thes me para për t’u dukur si Zonja e Parë Melania Trump.

Sierra i nisi operacionet plastike në vitin 2016, dhe deri më sot ka kryer plot 9 të tilla.

Botoks, mbushje, liposuksion, ngritje braziliane të të pasmeve dhe trajtime injektimi, ajo shpenzoi rreth 70 mijë dollarë.

Dhe ja si duket tani: