Edhe pse e hënë, Enca sot e ka ditë të lirë prandaj ka vendosur që t’i dedikohet fansave e t’u përgjigjet pyetjeve të tyre në Instagram, aty ku ndiqet nga 2 milion ndjekës.
Një prej tyre i shkruan Encës se para dy javësh, ajo e ka parë keq fare në plazh. “Më ke parë 1 ditë në plazh para 2 javësh keq fare pse je aq provokuse o zemër”, i shkruan djali identiteti i të cilit nuk dihet.
“Qyqa ose më ngatërron, ose je yll bote ose na ka zen vendin e plazhit”, i përgjigjet Enca.