Mëngjesin e sotëm aktori i humorit Fadil Hasa ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.
Pas kësaj, aktori dhe miku i ngushtë i tij Muharrem Hoxha ka folur për Ballkanëeb, dhe mes lotësh tregon se këtë lajm e ka marrë nga vajza e tij. Ajo i kishte thënë se babai nuk mund t’ia dilte.
“Ai ishte babai im që më mësoi skenën. Sot në 11 e kishim lënë të takoheshim. Do shkoja në shtëpinë e tij. Kam shkuar këto ditë në shtëpinë e tij dhe ishte mirë, kemi qeshur, kemi bërë humor si zakonisht. Sot do shkoja në 11 sërish për vizitë. Por më mori vajza e tij në telefon dhe më dha lajmin e zi, të ndarjes nga jeta. 30 vjet më parë ai humbi gruan dhe iu përkushtua tërësisht vajzave të tij dhe nipërve e mbesave. Iu përkushtua shumë familjes pas humbjes së parakohshme të gruas, duke u bërë edhe nënë edhe babë”- ka thënë Muharrem Hoxha mes lotësh.
Më pas Hoxha ka mbledhur të gjithë kolegët në teatrin e Durrësit dhe nesër në orën 10 do të zhvillohen homazhet në teatrin “Aleksandër Moisiu”