I DINIT? 4 arsye që tregojnë se çokollata është ushqim i shëndetshëm – AlpeGossip
I DINIT? 4 arsye që tregojnë se çokollata është ushqim i shëndetshëm

I DINIT? 4 arsye që tregojnë se çokollata është ushqim i shëndetshëm

Çokollata është një nga produktet më të shitura në mbarë botën. Shija e saj e veçantë me bazë kakao i ka bërë të gjithë të ‘dashurohen’ pas saj. Por shpesh ajo cilësohet si jo e shëndetshme për shkak të kalorive dhe sheqerit që përmban. Megjithatë “Your Tango” ju zbulon 4 të mirat e konsumimit të çokollatës.

Konsumojeni nëse keni dhimbje koke

Çokollata ka veti qetësuese. Ajo ndihmon në uljen e dhimbjeve dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit.

Është e mirë për zemrën

Përfitimet e zemrës nga çokollata janë të shumta. Ajo ndihmon në rivendosjen e fleksibilitetit të arterieve, si dhe parandalimin e qelizave të bardha të gjakut. Studimet kanë treguar se çokollata balancon edhe sasinë e kolesterolit.

Përmirëson trurin

Një studim në Shkollën Mjekësore të ‘Harvardit’ vërtetoi se dy gota çokollatë të nxehtë në ditë ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në pjesët thelbësore të trurit.

Këshillohet për nënat shtatzëna

Një studiues finlandez tregon se gratë shtatzëna që hanin çokollatën kishin më pak stres dhe foshnjat e tyre buzëqeshin më shumë se foshnjat e nënave që nuk konsumonin çokollatë.