PREKËSE/ Konkurrenti i Për’puthen rrëfen se nuk ka 1 këmbë, ç’ka ndodhur me të? – AlpeGossip
PREKËSE/ Konkurrenti i Për’puthen rrëfen se nuk ka 1 këmbë, ç’ka ndodhur me të?

PREKËSE/ Konkurrenti i Për’puthen rrëfen se nuk ka 1 këmbë, ç’ka ndodhur me të?

Në episodin e Për’puthen sot, konkurrenti nga Rrësheni, Nik Sherri, tregoi historinë e tij.
Ai ishte ftuar në takim nga Alvisa dhe gjatë takimit ai tregoi për një aksident, më pas ajo i evidentoi se ka një protezë në vend të këmbës duke dashur të dinte se çfarë ka ndodhur.

Gjatë gjithë kohës rrija në fshat dhe në darkë kthehesha në qytet. Qëlloj një ditë, në të cilën kisha një ndjesi jo të mirë. Madje atë mëngjes, ishte motra e vogël në shtëpi dhe i thashë se e doja shumë dhe më rrodhën lotët vet, pa e ditur se çfarë do ndodhte. Jam nis rrugës për në fshat, ishte e shkruar, një makinë më goditi me shpejtësi. Mbaj mend që tentova t’i afrohesha shoferit, por këmbët e mia nuk përgjigjeshin, më pas më çuan te Spitali Ushtarak.
Kam qenë duke dhënë shpirt asnjë njeri nuk e besonte që unë do të shpëtoja.
Unë tani jam me një protezë, por jam me një zemër shumë të madhe.
Madje shihja prindërit që ishin goxha të mërzitur dhe ju thoja mos u mërzisni, ja në ndonjë moment na vërsulen qentë, i nxjerr direkte protezën”,- tregoi Niku historinë e tij të dhimbshme, por duke e zbutur dhe me batuta.

Vlen për tu përmendur dhe gjesti i Hysen Ramaj (Bushi), ish-i dashuri i Alvisës, i cili duke qenë se Niku nuk ka makinë ai vendosi t’i dhurojë një.