E ZHDUKUR PREJ KOHËSH/ Ja çfarë ka ndodhur me Sheila Haxhirajn (FOTO) – AlpeGossip
E ZHDUKUR PREJ KOHËSH/ Ja çfarë ka ndodhur me Sheila Haxhirajn (FOTO)

E ZHDUKUR PREJ KOHËSH/ Ja çfarë ka ndodhur me Sheila Haxhirajn (FOTO)

Prej shumë kohësh, Sheila Haxhiraj i ka munguar ekranit dhe tregut muzikor. Bukuroshja brune që dikur bënte namin prej më shumë se një viti ishte zhdukur edhe nga rrjetet sociale. Ndërsa videoklipi i saj i fundit ishte publikuar në vitin 2017.

 

Megjithatë së fundmi Sheila është rikthyer dhe më fuqishëm se kurrë. Këngëtarja ka publikuar disa video ku lajmëron se po rikthehet me një projekt të ri.

Ajo ka realizuar edhe një set të ri fotografik duke pozuar me fustan jeshil në natyrë e ku duket në super formë.

 

Në një nga videot e postuara, Sheila shkruan: “Erdhi koha”, por nuk e ka bërë ende të ditur datën e publikimit të këtij projekti./Xing.al