“U PA PUNA”/ Orinda iku nga Shqipëria për serialin turk, reagimi i Turit s’duhet humbur – AlpeGossip
“U PA PUNA”/ Orinda iku nga Shqipëria për serialin turk, reagimi i Turit s’duhet humbur

“U PA PUNA”/ Orinda iku nga Shqipëria për serialin turk, reagimi i Turit s’duhet humbur

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja e njohur e emisionit “Jo vetëm modë”, Orinda Huta ishte zhvendosur në Turqi ku dhe do të merrte pjesë në xhirimet e seriali të njohur turk “Kryeqyteti Abdylhamid”.

Siç tregoi dhe Orinda nëpërmjet fotove ajo do të ishe e pranishme në shesh xhirim për të transmetuar më pas në emisionin “Jo vetëm modë” të gjitha prapaskenat e serialit.

Shumë media shkruan se tashmë Orinda do të ishte pjesë e serialit turk dhe për këtë gjë ka reaguar bashkëshorti i saj, moderatori Turjan Hysko i cili ka shpërndarë një lajm me Orindën dhe me përshkrimin e  tij ka shkrirë së qeshuri gjithë ndjekësit.

“U pa puna, unë do të filloj xhirimet e ‘Turjanit të madhërishëm’, ka shkruar Turi përmbi postim me shaka.