I PASKA BËRË KOLEKSION/ Gjiko zbulon dhuratat që mori nga dasma (FOTO) – AlpeGossip
I PASKA BËRË KOLEKSION/ Gjiko zbulon dhuratat që mori nga dasma (FOTO)

I PASKA BËRË KOLEKSION/ Gjiko zbulon dhuratat që mori nga dasma (FOTO)

Gjiko dhe Elita po bëjnë gati një vit të martuar dhe vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar në media teksa dasma e tyre sërish është rikthyer në vëmendje.

Elita ka publikuar së fundmi disa momente nga dasma ku mund të shihet atmosfera që ka mbizotëruar atë ditë, të ftuarit e kërcimet.

Ndërsa Gjiko i ftuar në “Nd’rrimin e Natës”, kur u pyet se cilat janë dhuratat më të vlefshme që ka marrë nga dasma tregoi se ka bërë koleksion të shampanjave, rakive dhe verërave.

“Kam bërë një Koleksion të shampanjave, rakive dhe verërave. Ato kanë qenë dhuratat më të mira, i ruaj dhe i hap në raste të veçanta”, është shprehur Gjiko.