Faqja “Top Beauty World” me bazë në SHBA ka publikuar listën e 100 meshkujve më të pashëm në botë për 2020. Mes shumë emrave të njohur, në sy bien 3 aktorët me origjinë shqiptare, të njohur nga telenovelat turke.
Bëhet fjalë për Kivanç Tatlitug (vendi 33), Baris Arduç (vendi 68) dhe Can Yaman (vendi 89).
Pjesë e listës janë dhe aktorët turq Ça?atay Ulusoy, Kerem Bursin, Uraz Kayg?laro?lu, Burak Özçivit dhe Burak Tozkoparan.
Këngëtari korean Kim Taehyung zuri vendin e dytë në listë ndërsa aktori kinez Xiao Zhan zuri vendin e parë. Vendi i tretë shkoi për indianin Shahrukh Khan.
Pjesë e listës janë edhe Chris Hemsworth, Johnny Depp, Leonardo Dicaprio, Tom Cruise dhe Harry Styles.