“Kush të do, të rreh”: A nuk ju duket tronditëse kjo histori dashurie? - AlpeGossip
“Kush të do, të rreh”: A nuk ju duket tronditëse kjo histori dashurie?

“Kush të do, të rreh”: A nuk ju duket tronditëse kjo histori dashurie?

Një burrë që dhunon një grua.

Ky nuk është më një lajm, apo jo?

Sidomos në Shqipëri, ku krimet në familje po bëhen të zakonshme. Por një ‘histori dashurie’ ka shokuar opinionin publik në Gjermani.

Një refugjat ka dalë përpara gjykatës, i akuzuar për dhunë brutale ndaj partneres. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai dhe e dhunuara do të martohen.Abdullah është një refugjat nga Siria. Ai erdhi në Gjermani në vitin 2015, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Si minoren i pashoqëruar, u dërgua në një qendër, ku u njoh me edukatoren Beate G., 31 vjeç, nënë e dy vajzave (10 dhe 15 vjeç). Mes tyre lindi dashuria. Ajo e mori në shtëpi dhe aty ai nisi të ndihej zot.

Për gjashtë muaj, ai e dhunoi atë të paktën gjashtë herë, thotë prokuroria. Në një rast e rrahu vetëm pse ajo kishte takuar një mashkull tjetër.

Gjatë një rasti dhune, ai i theu gishtin e unazës.“Nuk e kam pasur kurrë për qëllim që ta dhunoj,” tha Abdullah përpara gjykatës.“Ishte aksident thyerja e gishtit”.“Çdokush bën gabime,” thotë Beate G., e vetëdijshme.

Gjykata e dënoi Abdullah me një vit provë.

Çifti thotë se do martohen së shpejti