“DY UDHËTIME TË PLOTA RRETH…”/ Kajan feston 2 vjetorin, Ajola ndan përqafimin më të ngrohtë me Erionin dhe të birin – AlpeGossip
“DY UDHËTIME TË PLOTA RRETH…”/ Kajan feston 2 vjetorin, Ajola ndan përqafimin më të ngrohtë me Erionin dhe të birin

“DY UDHËTIME TË PLOTA RRETH…”/ Kajan feston 2 vjetorin, Ajola ndan përqafimin më të ngrohtë me Erionin dhe të birin

Ditën e djeshme, djali i vogël i kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj dhe partneres së tij Ajola Xoxa, Kajan festoi dy vjetorin e tij.

Ka qenë Ajola ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj një foto krah Erionit dhe me të birin në krahë duke e përqafuar dhe puthur atë.
“Dy udhëtime të plota rreth diellit”, ka shkruar Ajola në postimin e fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Miqtë e dyshes kanë lënë komente të ndryshme duke i uruar për ditëlindjen e dytë të Kajan. Kujtojmë se Xoxa ndan shpeshherë në llogarinë e saj momentet më të ëmbla me të voglin që rritet nga dita në ditë.