Duke qenë se janë ndër këngëtaret që po bëjnë nam në botë, nuk kanë pasur se si të mungojnë edhe tri shqiptaret: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.
Ndryshe nga Rita e cila ishte e ftuar ta ndajë një çmim, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë qenë të nominuara.
Dua Lipa ishte e nominuar në një kategori, atë për çmimin si ”Artistja e re më e mirë e vitit”, çmim të cilin ia rrëmbeu Camila Cabello.
Bebe Rexha ishte e nomiunuar në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe çmimet ia rrëmbyen Kane Brown dhe Camila Cabello ft. Young Thug si bashkëpunimi më i mirë me këngën “Havana”.
Kujtojmë se kjo këngë aktualisht në kanalin zyrtar në Youtube ka grumbulluar plotë 692 milionë klikime.