MEGHAN MARKLE RIKTHEN FUNDIN E LËKURËS/ Ja ngjyra mjaft e vecantë me të cilën e prezanton (FOTO) – AlpeGossip
MEGHAN MARKLE RIKTHEN FUNDIN E LËKURËS/ Ja ngjyra mjaft e vecantë me të cilën e prezanton (FOTO)

MEGHAN MARKLE RIKTHEN FUNDIN E LËKURËS/ Ja ngjyra mjaft e vecantë me të cilën e prezanton (FOTO)

Meghan Markle nuk iu përmbajt dot për një kohë të gjatë rregullave të reja. Dukesha e Sussex-it nuk duroi më, por iu rikthye dashurisë së vjetër, fundeve të lëkurës, duke u shfaqur në publik me një krijim ngjyrë smeraldi nga Hugo Boss ( që kushton 595 dollarë).

Edhe pse duket më shumë rock `n`roll sesa veshje mbretërore, fundi i ngushtë i përshtatej në mënyrë perfekte stilit të Meghanit, ndërsa ngjyrat e tjera te përzgjedhura përfshinin neutralen dhe blunë, duke mos e nxjerrë veshjen nga kornizat e elegantes.

Meghani megjithatë nuk është e vetmja pjesetare e familjes mbretërore që “luan“ me lëkurën: vjehrra e ndjerë e saj, Diana, i kishte mjaft për zemër fundet e lëkurës, sidomos ata në ngjyrë të zezë. Ne jemi të sigurtë se kjo nuk ka për të qenë hera e fundit që Meghani e “respekton“ vjehrrën e vet, duke imituar shijet e saj.