Lori dhe Sara Hoxha janë shumë të këndshme në rrjete sociale pasi ato gjithmonë shprehen lirshëm për raportin që kanë me njëra tjetrën dhe tregojnë shumë episode nga jeta e tyre e përditshme.
Këtë herë Lori në Snapchat ka treguar se pasi ajo ka bërë një seancë të gjatë e të vështirë në palestër, Sara i ka dhuruar dy pako me ëmbëlsira të bëra vetë.
“Kur sapo ke mbaruar një seancë shumë serioze palestre por Sara s’të lë që të dobësohesh” – shkruan Lori
.
Me thënë të drejtën, ëmbëlsirat na u dukën aq të shijshme sa po të ishim në vendin e Lorit, nuk do ishim bërë “pishman” fare që na iku dëm një ditë palestre. Këto janë shijet e ëmbla të jetës dhe kush ka motra që ua “prishin” dietat dhe palestrat, e kuptojnë mirë këtë!