PO SHKËLQEN NË LONDËR/ Kush është estetistia Maria Preçi, ka patur rastin të punojë me Ivanka Trump (FOTOT) – AlpeGossip
PO SHKËLQEN NË LONDËR/ Kush është estetistia Maria Preçi, ka patur rastin të punojë me Ivanka Trump (FOTOT)

PO SHKËLQEN NË LONDËR/ Kush është estetistia Maria Preçi, ka patur rastin të punojë me Ivanka Trump (FOTOT)

Maria Preçi, 24 vjeç, me origjinë nga qyteti i Elbasanit u zhvendos në Greqi kur ishte vetëm 15 muajshe dhe u largua nga shteti grek për të ndjekur ëndrrën dhe pasionin për botën e së bukurës dhe estetikes pak kohë më parë.

Që kur ishte fare e vogël ajo nisi të punonte në qendra estetike duke synuar të zhvillonte pasionin e saj ndërkohë që ndiqte edhe studimet. Së bashku me personat me të cilët bashkëpunonte ajo nisi të kujdesej për imazhin e modeleve në sfilata të ndryshme.

24-vjeçarja ka punuar për stilistë të famshëm, si Miro, shtëpia e modës “Zoulias”, në Irene Angelopoulos, Emanuel Ungaro dhe shumë të tjerë.

Aktualisht ëndrra e saj ka marrë përmasa ndërkombëtare në një nga sallonet e bukurisë më të famshme në qendër të Londrës, të quajtur “Nyumba Salon”. Ky sallon është ndër më të mirët në Britaninë e Madhe pasi mban firmën e John Field, i cili punon për brendet luksoze siç janë Ermenegildo Zegna, Guçi, Sergio Rossi, Tom Ford, YSL.

Një udhëtim i ri, i bukur dhe kërkues ka nisur për Marian, falë bashkëpunimit me Michael Charalambos dhe Giulia Zuçarli, për të cilët siç shprehet edhe ajo vetë “i kanë dhënë krahë të fluturojë lart”. Gulian e cilëson si një femër të pabesueshme, shumë punëtore dhe me energji të pashterueshme, e cila është ndër figurat kryesore të “Nyumba Salon”.

Kjo qendër estetike përzgjidhet nga emra shumë të njohura që Maria ka patur rastin të punojë dhe punon çdo ditë, ku veçon nënën e Rita Orës, Vera Ora. Ndër të tjera janë edhe Ivanka Trump, princesha e Danimarkës, etj.

Michael Charalambos e cilëson shqiptaren si një vajzë shumë të talentuar, profesioniste e cila mund të përballojë çdo vështirësi në një mënyrë të pabesueshme. Energjia e saj pozitive është udhëzuesi i saj në ndjekjen e ëndrrave.

Maria beson se vullneti dhe dashuria për punën i bën qëllimet të duken më të bukura dhe të arritshme.

Mesazhi i saj është i qartë: “Ndiqni ëndrrat, sepse sado të vështira dhe të paarritshme duken, nëse ke dashuri, pasion dhe vullnet gjithçka mund të realizohet për sa kohë nuk heq dorë nga vështirësitë që do hasësh.”

Nuk ka rëndësi nga vjen, rëndësi kanë vlerat e tua dhe çdo hap që bën.

Qëllimi i saj është të frymëzojë dhe si duket talenti dhe pasioni që ka është aleati më i madh në rrugëtimin e sa