Banorët që nuk patën mundësi që të festonin, u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke u dhënë mundësinë që të kalonin një mbrëmje krejt ndryshe.
Yjet që mbetën te dhoma e dënimit dhe nuk festuan me pjesën tjetër, mbrëmë të ulur në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shijuan ndeshjen e kombëtares shqiptare
Monika, Iliri, Arjola dhe Sabiani patën gjithashtu mundësinë që të merrnin me vete edhe një banor tjetër dhe ata zgjodhën Kledin.
Shumë banorë të tjerë janë nevrikosur nga kjo zgjedhje, sidomos Einxhel dhe Donald. Moderatorja e njohur ka treguar se kjo ka qenë dëshira e saj dhe do donte që të paktën të ishte Donaldi ai që do shikonte ndeshjen, e jo Kledi.
Nga ana tjetër duket se edhe Arbëri u bë shumë nervoz që nuk iu dha mundësia të shikonte ndeshjen.
“Më erdhi inat se nuk e mora vesh çfarë ndodhi. Jam 29 vjeç dhe nuk e di a ka pasur ndonjë moment që unë mos të shoh ndonjë lojë. Më shumë më vjen inat që po biem vet në këto gracka”, tha ai i mërzitur.