Modelja shqiptare Aurela Hoxha pak javë më parë shkëlqeu me pamjen e saj në Festivalin e Kanës. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjet që kishte zgjedhur dhe të gjithëve u ra në sy ngjyra e çelur e flokëve të modeles.
Megjithatë, ndonëse përherë ajo ka qëndruar tek ngjyrat e errëta, së fundmi Aurela i ka habitur të gjithë me pamjen e fundit, ku duket tërësisht e transformuar.
Modelja ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram dhe në sy bien flokët e saj tërësisht bjond, ngjyrë të cilën ajo e ka pasur edhe më parë. Siç duket, me ardhjen e verës Aurela ka zgjedhur të guxojë me pamjen dhe si shumë personazhe të tjerë të eksperimentojë me ngjyrat e çelura.