VIP-AVE JU SHKËLQEJNË SHUMË KËMBËT NË SKENË/ Ja çfarë përdorin ato për këtë rezultat – AlpeGossip
VIP-AVE JU SHKËLQEJNË SHUMË KËMBËT NË SKENË/ Ja çfarë përdorin ato për këtë rezultat

VIP-AVE JU SHKËLQEJNË SHUMË KËMBËT NË SKENË/ Ja çfarë përdorin ato për këtë rezultat

Gjatë performancës së Taylor Swift në Good Morning America, pak para se të publikonte albumin Lover, këmbët e saj shkëlqyen si kurrë më parë. Dhe nëse po pyesni si ka mundësi, s’jeni vetëm.

Mund të mendoni se meritat i takojnë getave rrjetë, por s’mund të jetë kaq e thjeshtë. Në të kundërt do të kishim të gjithë këmbë si të Beyonce, Demi Lovato apo Normani.

Sidoqftë, realiteti është goxha i thjeshtë. Beyonce, për shembull, vesh katër palë geta rrjetë kur performon sepse duhet t’u japë këmbëve formë. Ashley Everett, kapitenia e balerinëve të Beyonce zbuloi se Bey përdor markën Capezio.

“Gjatë performancave live, të gjitha veshim geta rrjetë. Zakonisht zgjedhim geta ngjyrë mishi,” tha Ashley dikur. “Getat rrjetë duken si lëkurë, ngjajnë më natyrale. Sidoqoftë, mbeten geta dhe mbajnë gjithçka në vend, i japin këmbës formë.”

Kjo nuk shpjegon shkëlqimn e këmbëve të Taylor. Ngaqë Taylor nuk përdor Capezio, por Wolford, që gjithashtu preferohet nga Kate Middleton. Wolford prodhon një model që ka njëfarë shkëlqimi të butë, që intensifikohet në dritat e skenës.

Pra sekreti nuk është palestra, por shtresa të tëra getash. Bëni ç’të doni me këtë informacion.