“ÇUNI TË PROVOJË SHUMË, GOCA JO”/ Ledina Çelo nuk qenka nënë liberale (FOTO) – AlpeGossip
“ÇUNI TË PROVOJË SHUMË, GOCA JO”/ Ledina Çelo nuk qenka nënë liberale (FOTO)

“ÇUNI TË PROVOJË SHUMË, GOCA JO”/ Ledina Çelo nuk qenka nënë liberale (FOTO)

Ledina Çelo ka qenë ndër të parat këngëtare e cila gjithnjë është shquar për stilin modern në të veshur apo kënduar. Madje ajo pohon haptazi se është e tillë edhe në marrëdhënie me fëmijët.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo ka folur pa doreza për marrëdhëniet e mira që ka me dy fëmijët e saj.

Ajo e konsideron veten si një nënë liberale dhe madje i thotë djalit të mos martohet shumë herët (siç bëri Ledina).

“Jam shumë nënë liberale. Kam qejf që çuni të provojë shumë. Ndoshta për gocën…jo. Po sepse dihet që ju çuna po s’provuat shumë filloni prapë. Nuk ju rri rehat”, u shpreh me shaka Ledina.

Mirëpo pas kësaj deklarate, për hir të së vërtetës, Ledina e hodhi disi poshtë atë teorinë e të qenit një “nënë liberale”, pasi tek vajza nuk toleroka edhe aq shumë….

Ledina ndër të tjerash tregoi se ka një diferencë prej 10 vitesh me bashkëshortin e saj.

“Prandaj thashë edhe burrin më mirë 40 vjeç sepse ia ka nxjerrë bojën jetës”, përfundoi ajo duke shkaktuar të qeshura në sallë.