PLASI KEQ/ 13 sherret më të bujshme të VIP-ave shqiptar në vitin 2018 – AlpeGossip
PLASI KEQ/ 13 sherret më të bujshme të VIP-ave shqiptar në vitin 2018

PLASI KEQ/ 13 sherret më të bujshme të VIP-ave shqiptar në vitin 2018

Bota e showbizit sjell mes personazheve publikë miqësi të reja, bashkëpunime apo lidhje sentimentale. Mirëpo, natyrës njerëzore të secilit prej nesh nuk mund t’i mungojnë dhe hatërmbetjet e zënkat, të cilat ndonjëherë përfundojnë edhe në sherre të mëdha. Megjithëse kemi menduar se marrëdhëniet mes VIP-ave janë perfekte, shpeshherë nuk kanë rezultuar të tilla. Vitit 2018 disa prej personazheve të njohur publikë nuk mund t’i shpëtonin pa sherre të bujshme, të cilat “Xing.al” i sjell më poshtë për ju.

Tuna Sejdi dhe Robert Berisha

 

Teksa ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, Roberti i shokoi të gjithë me deklaratën se nuk shkon aspak mirë me bashkëshorten e vëllait të tij, Patrisit dhe se nuk dëshironte ta shihte Tunën me sy.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, është shprehur Roberti gjatë emisionit.

Më pas deklaratat e forta kanë vazhduar nga të dyja palët, duke ndërhyrë edhe vëllai i Robertit, Patrisi, i cili ndër të tjera u shpreh në “Xing me Ermalin”: “Vëllau është si shkau” (armiku) dhe theksoi faktin se ai mbështeste Tunën dhe shikonte vetëm familjen e tij, duke i kërkuar Robertit të bënte të njëjtën gjë.

Fjorentina Halili dhe Damiano Agalliu

Që brenda realitshow-t “Big Brother Albania”, Fjorentina dhe Damiano kanë treguar shpesh rivalitet mes tyre, mirëpo edhe pas përfundimit të spektaklit konfliktet e tyre nuk u sheshuan. Në maj të këtij viti, Fjorentina publikoi një status në Instastory ku e ofendonte rëndë Damianon.

“Ooo Dami o nishi Suedis në ke b… sic bën nëpër rrjete sociale hajte të ta shikojmë sa b… ke dhe ball për ball me mua o femër e degjenerume, po pres të më zhbllokosh nga nr dhe insta që të flasim se femrar si ty këtë bëjnë të bëjnë bllok hajt ta shohim një her sa trim je po të pres”, shkruante ajo në postim, për të cilin Damiano vendosi të mos reagonte.

Anna Lika dhe Fifi

Teksa ishte e ftuar në emisionin radiofonik “Pop Sugar”, aktorja Anna Lika bëri një koment të pakëndshëm për këngëtaren Fifi.

“Kjo 11-a që është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Del Tayna bën këngë për qejfin e vetë del kjo shan gocën e botës ndërkohë që ajo nuk e llogarit fare. Kam dëgjuar pa dashje një intervistë, nuk është se futem dhe kontrolloj Fifin, s’më intereson fare. Kjo i thoshte kësaj këngëtares tjetër: më pëlqejnë këngët e tua por duhet të kesh disa vite karrierë.

Jo dikush që është i talentuar bëhet direkt. Ti ke shumë vite karrierë por ti nuk po bëhesh asgjë. Nuk po e arrin vetë. Unë s’jam akoma këngëtare por po të bëhem ndonjëherë po të kishte gjë ndaj meje do të doja të vinte të ma thoshte në fytyrë dhe jo nëpër vargje këngësh.

Filloreta ka patur një këngë shumë të bukur në “Këngën Magjike” por mund të kishte qëndruar në kuadrin e asaj vajzës që nuk plekset me njerëzit se u pleks me njerëzit e gabuar. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu”, është shprehur Ana, të cilës Fifi ja ka kthyer paqësisht teksa ishte e ftuar në “Trokit”.

“Unë me Anën i kemi lëshuar flamurat e bardhë. Nuk e di ça ndodhi. Duhet pyetur Ana. Unë s’kam asgjë me të. Nuk e prisja por gjithsesi ajo është gocë garipe”, tha Fifi.

Uindi Haxhia dhe ish-banori i “Kafazit të Artë”

Mes të dyve plasi sherri, pasi Arben Kasemi, ish-banor i “Kafazit të Artë”, e ka ofenduar Uindin në rrjete sociale duke e quajtur mes të tjerash edhe prostitutë.

“O prostitutë e vogël dhe e shpifur, Ben Kasemi jam. Ti k** as në ëndërr s’e sheh dot se s’ta jep kush. Vazhdo, ëndërro dhe fantazo, se me ato përmasa s’ke për ta njohur ndonjëherë. Biles një sugjerim, mos fut shumë banane e karrota se e ke bërë p*** si centrifugë. Ëndërro k*** se mbase një ditë do e shijosh. Ëndrra të ëmbla.”- i ka shkruar ai Uindit.

“Obobo sa njeri i degjeneruar je. Mirë njerëzit, por edhe jeta të ka q** në bythë ty. Mos e vrit mendjen për mua ti, se ndryshe nga ti, bota ime s’rrotullohet rreth k**. Për sa i përket atyre bananeve dhe karrotave, e ke tepruar me ato lloj pornosh që sheh. Ben Kasemi të lutem tani mos bëj sikur merr vesh nga p*** dhe vazhdo rutinën tënde si një bbc, pëlqyes i anusit. Zoti qoftë me ty, Byth Karemi.”- i është përgjigjur ashpër Uindi në Instastory.

Nevina Shtylla dhe Eni Shehu

Gjatë intervistës në “Një ditë me Dojnën”, Nevina Shtylla u pyet pse nuk e ndjek Eni Shehun në Instagram dhe përgjigjia e saj ishte “Më ka bërë bllok.”

“Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore. Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë kolegë korrekt, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale. Mesa duket i mungoj profesionalisht. Uroj të gjejë veten në programin e ri të sportit që mesa kujtoj, e ka përçmuar.”- ka thënë Eni, duke iu referuar një deklarate të vjetër të Nevinës, e cila shprehej se nuk do ta moderonte kurrë një format të tillë.

Lumi B, Agon Amiga dhe Ledri Vula

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndrrimi i natës”, reperi i njohur Lumi B i bëri diss dy labelave Babastars dhe OTR, ç’ka shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga fansat e dy grupeve. Lumi tha se këto grupe nuk kanë shumë ndikim sepse në mesin e tyre s’ka mbetur më askush.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Agona Amiga i cili me disa postime në Instastory ka shpërthyer në ofendime nga Lumit.

“Ohhh tollum a e ke gjet nonen kush ta qet ngjum. Kom menu qe je djal i mire more ti. Une ta mjeli bushtren kurve”, shkruante Agoni.

Pas Lumit, ai është kapur me Ledrin, të cilin e ka ofenduar rëndë në këngën e tij më të re “Qy qysh”.

“Une s’po shoh Vulë, une po shoh kurvë, une po shoh gay.”- shprehet ai për reperin gjatë vargjeve.

Morena Taraku dhe Sasha Sobhani

Ndarja e Morena Tarakut nga miliarderi iranian ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sidomos për postimet që dyshja bëri me kunja ndaj njëri-tjetrit. Lajmi i ndarjes fillimisht u mësua nga Sasha Sobhani i cili në një postim shkruante “Ik pirdhu” e në një tjetër shkruante se është beqar dhe i lumtur.

Por pas këtyre postimeve edhe Morena është hedhur në sulm. Ajo publikoi në Instastory një video ku filmon dy meshkuj duke u puthur dhe shkruan: “Kur mëson se i dashuri yt është gay”.

“Turp të kesh”, ishte përgjigjia e Sashës për Morenën pas deklaratës së fortë dhe më pas ata kanë nisur të publikojnë për muaj me rradhë foto e video duke thumbuar njëri-tjetrin. Morena ekspozonte linjat bombastike në profilin e saj ndërsa Sasha publikonte video krah femrave të tjera.

Sasha Sobhani dhe Fjolla Morina

Pasi Fjolla Morina u filmua në videon e miliarderit Iranian dhe e quajti thjesht shok, Sasha Sobhani e nxorri bllof këngëtaren shqiptare duke treguar se në fakt ajo ishte thjesht një fanse e tija e cila i kishte kërkuar të bënin një video.

“Sqarim për mediat, përsa i përket videos me Fjolla Morinën, është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi ta bëja tagg në Instagramin tim. Ju përqafoj.”- shkruante Sasha.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Fjollës e cila është hakmarrë ndaj Sobhanit duke postuar një foto të saj dhe Morena Tarakut. “Lëri të flasin. Vëllezërit para kurvave”

Mirëpo nuk ka përfunduar me kaq. Miliarderi ka publikuar mesazhet private me Fjolla Morinën, duke e akuzuar rëndë.

“Fjolla Morina, duhet të kishe vazhduar për aktore, jo për këngëtare. Ti e di mirë që je shumë e vogël për të më quajtur mashtrues. Gjthsesi ti e di më mirë nga të gjithë se si është e vërteta. As nuk e dija kush je, as nuk më ka interesuar ta di, as nuk më intereson. Nuk bën pjesë tek gustot e mia. Je shumë plastikë, mos ji kaq shumë fallso kundrejt ‘shoqeve’ të tua. Këtë herë po e mbyll, një herë tjetër do të publikoj të gjitha sms dhe videot që më ke sjellë, kështu do kuptoj se sa shoqe e sinqertë je dhe sa e sinqertë je si person. Mirupafshim.”- ka shkruar iraniani në postim dhe më pas ka publikuar bisedën me këngëtaren.

Mirëpo, Fjolla e revoltuar ka publikuar në Instastoryn e saj disa të dhëna për iranianin, ku thuhet se është i biri i një mashtruesi.

“Njihuni me Sasha Sobhani, djalin e ish-ambasadorit iranian të Venezuelës.

Me fjalët e tij ka thënë se ka vjedhur para nga njerëzit për kënaqësitë e veta. Më pas i ka thënë mikut të tij: “Ti gjithashtu duhet të vjedhësh nëse mundesh.”- ishin fjalët e shkruara.

“Ky je ti, legen, se me ti nxjerrë sms-të të degjeneroj. Mashtrues gay.”- ka shpërthyer Fjolla në postimet e saj.

Linda Rei dhe Xhensila Pere

 

Pasi Linda Rei e quajti vulgare pamjen e Xhensila Peres në klipin e Genës dhe e ofendoi me fjalët “Kurvë pa shije dhe e shëmtuar”, Xhensila u shpreh gjatë emisionit “Trokit” se ndjente keqardhje për të.

“Nuk e di kush vajzë shkon me golf në pishinë, ishte 40 gradë, unë normal do vishesha me rroba banjo, me rrjetë. Moral të bëjnë të pamoralshmit. Unë për atë lloj njeriu (Lindën) ndjej thjesht keqardhje. Mendoj që ajo është bosh dhe përpiqet të marrë vëmendje nga njerëz të caktuar të televizionit se e ka bërë edhe me të tjera.”

Mirëpo thumbimet e Lindës kanë vazhduar në rrjete sociale, duke i thënë Xhensilës:

“Ai fustan nuk të shkon se je një shkop, pa forma, pa bythë, skandaloze, tmerr, si një kurvë gati për film porno. Mos të ishte për mua kush do ta varte ty gjithë verës?”, teksa kishte publikuar disa video ku komentonte pamjen e saj.

Majk dhe Majlinda Zeka

 

Me anë të një postimi në Instagram Majk ka deklaruar se Majlinda nuk e lë të shohë djalin e tij Roan. Majk i përgjigjet një ndjekëse e cila i komenton se duhet të dojë djalin e vet e pastaj t’i japë dashuri të tjerëve. “Djalin tim nuk me le ta shoh nena e vet vetem sepse jemi ndare, ti s’mund ta dish cfare kam ne zemer e sa du ta kem afer.”- i përgjigjet Majk.

Pas kësaj deklarate Majlinda ka reaguar duke shkruar se kjo nuk është e vërtetë dhe madje kërcënon Majkun se mund t’i publikojë edhe diçka tjetër.

“Aspak e vertete, po e them une si nene. Cfare te pres nga nje njeri qe nuk kujdeset as per femijen e vete. Jo qe une e ndaloj me pa si cdo nene edhe une kam deshire per femijen timt e rritet dhe ne frymen e babait. Po shpenzimet qe nga lindja e djalit deri tani, nevojat financiare i merr persiper vetem familja ime. A e meriton ti me e pa? Dhe mos te flas me teper te tregoj cfare padie ke bere me kete qe e the mund edhe ta publikoj. Turp”, shkruan Majlinda.

Më pas ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të Roanit kur ishte ende foshnjë dhe ja ka numëruar një për një Majkut sjelljet e tij, të cilat sipas Majlindës ishin të pahijshme.

“Asnjëherë nuk kam dashur që problemet e shqetësimet ti bëj publike, aq më pak ato të cilat kanë të bëjnë me Roanin. Kam heshtur gjithmonë në lloj lloj situate, por nuk do të hesht kësaj rradhe kur dikush e përdor famën për “të arsyetuar” mosveprimet e duhura.

Një person i cili e ul çdo femër pasi e përfundon lidhjen tregon më së miri ç’ka në brendësinë e tij. Nuk jam këtu për tu bërë avokati i askujt, por vetëm të them publikisht që kam forcë, guxim dhe krenari të luftoj e ti qëndroj përballë të vërtetës.

Për mua Roani është bota ime, do të doja shumë të ishte kështu dhe për babain e tij, sepse pikërisht jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rrethanë shumë normale, por kjo nuk do të thotë që e kam paramenduar që një baba biologjik dhe këtë fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jetën time çdo ditë, do të bëhet “vegël” për të thënë të pavërteta.

Ky “serial” ka filluar me tendencën për ta mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar dhe pastaj për të dytën herë për ti vënë dilemë kësaj të vërtete.

Nuk ka asnjë qenie që e pranon ndarjen shumë normale, por jo edhe tendencat e tilla për të më lënduar e thyer sa herë që i duhet dikujt të bëjë lidhje tjetër dhe pastaj kur të jetë i lirë të thotë që nëna e ndalon të shohë fëmijën.

Unë përgjigjem para komentuesve, por si do i përgjigjesh ndërgjegjies tënde ose kur djali të rritet e të pyesë për të gjitha këto drama që do mbesin dëshmia më e mirë në internet? Ndoshta edhe atëherë fajin do e adresosh tek unë, por shpresoj që të të trokasë ndërgjegjia një ditë dhe për hir të gjakut tënd dhe asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmijës tënd parehati në fëmijëri.

Zoti do të na gjykojë secilin, as më shumë në këtë rast mua si nënë e ty si baba, e deri atëherë më mirë të mos i arsyetohemi askujt, vetëm vetes karshi Roanit. E unë për këtë do jetoj shumë e qetë, derisa edhe jetën jam e gatshme ta fal për të, e ta përmbush çdo zbrazëti të atij, sado e vështirë të jetë.

Njerëzinë dhe karrierën të kisha sugjeruar ti mbash larg njëra-tjetrës, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bën të jesh ky që je e që tregon që brenda teje zgjohet një ndërgjegjie jo e pastër, duke e arsyetuar veten përmes postimeve.

Nëse asgjë më shumë nuk do të ndodhë, Roanit do t’ja shpjegoj që babai yt ka qenë një këngëtar i famshëm dhe i suksesshëm, shumë i talentuar, sepse nuk do të di çfarë ti tregoj më shumë. Kur të fillojë të flasë, do të bindesh që do ti dëgjojë këngët e tua, e do dëshmoj që unë e vë në gjumë me këngët e tua, sepse është e vetmja afërsi që e ka me babin, e kjo nuk është për fajin tim apo sepse unë dua kështu. Mos u merr me të pavërteta.

Tek e fundit mbylle këtë luftë përmes rrjeteve sociale, drejtësia do të përgjigjet edhe për kërkesën tënde që don ta takosh djalin. Vetëm pak durim.”- ka shkruar Majlinda në postim.

Baby G dhe Rina

 

Pasi Rina Balaj në emisionin “Shiko kush luan” qëlloi foton e Baby G si përgjigje e pyetjes se cili prej artistëve duhet të heqë dorë nga muzika, Baby G është revoltuar dhe i ka publikuar Rinës mesazhet dhe videon kompromentuese.

“Mund të jetë dikush edhe armik edhe fans? Me vjen keq pse e ke ul aq posht Onrecords asgje me shume! Nga ana ime ka vetem fakte dhe me sill xhinset e mia”, shkruante Baby G.

Mirëpo, postimeve të saj Rina i është përgjigjur me një video live në Instagram, ku sqaron gjithçka dhe mohon çdo fjalë të Baby G. Rina u shpreh se ka thënë hapur mendimin e saj për Gordanën dhe se askush nuk mund ta detyrojë të pëlqejë dikë.

“Nuk kam qenë asnjëherë fansja e saj. Kur ka bërë ajo muzikë, unë kam qenë duke u marrë me muzikë artistike, diçka pak më lart sesa muzika që e bën ajo. Nuk kam urrejtje sepse nuk kemi pasur asnjë problem asnjëherë. Thjesht unë kam shprehur mendimin tim që është një artiste që s’ja vlen me u marrë me të, nga ana e muzikës. Sa për videon duke e përqafuar, atë e kam bërë për fansat e Baby G. Fansat e saj më kanë kërkuar mua të përqafoj Baby G-në kur ajo është në live. Ajo ka ndodhur vetëm për nder të fansave.

E kisha lutur të mos i bëjë unsend mesazhet në Instagram se e pashë që i kishte bërë screenshot mesazhet me mua. Kishte nxjerrë vetëm të miat. Nuk jam femër e tillë që ti bie kaq poshtë për tu marrë me dikë, sidomos me femra, se femrat e kanë në shpirt. Nuk mundet me ju heq ajo e folura.”- është shprehur reperja.

Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj

 

Disa ditë më parë u zbulua se marrëdhëniet mes kushërirave nuk ishin aspak të mira dhe shkak për këtë ishte bërë grimieri i famshëm Ariel. Beatrix i kishte kërkuar Arielit ta ndihmonte e ti hapte mundësi të reja në Los Angeles, mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Anxhelinës, e cila është mikesha e ngushtë e reperit.

Mirëpo, në një prononcim për “Prive”, Albërie ka mohuar lajmet për prishje të marrëdhënieve. Madje ka shtuar se ato Anxhelina dhe Beatrix duhen shumë. E pyetur pse nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale, Albërie është përgjigjur se këtë dinë vetëm ato.

Baby G dhe Bleta Gashi

 

Në maj të këtij viti, reperja Baby G i shokoi të gjithë kur publikoi në profilin e saj në Instagram disa foto ku tregonte shenjat e dhunës nga mikesha e saj e ngushtë, Bleta Gashi, e cila ka përfaqësuar Kosovën dhe u zgjodh ‘Shoqëruesja e Parë’ në eventin e bukurisë Miss European Tourism 2014 që u mbajt në Rumani.

“Më dërguan në spital pasi u sulmova ngaBleta Gashi, e cila më sulmoi me 3 persona të tjerë me të cilët ishte. Jam shumë e zemëruar që kjo më ndodhi mua dhe dua ta ndaj historinë time me të gjitha vajzat e reja.”, shkruante Baby G në fotot e publikuara, duke sqaruar edhe më tej se çfarë kishte ndodhur mes tyre.

Mirëpo, Bleta ka mohuar gjithçka dhe ka treguar versionin e saj të historisë.

“Nuk dua të flas shumë për këtë person. Të gjithë e dinë që është një aktore shumë e mirë. E vërteta do të mësohet shumë shpejt. Ti mund ti gënjesh të gjithë por Zotin e kemi çdokund. Stop,, nuk mund ta kuptoj se si njerëzit gënjejnë dhe shtiren si viktima. Se kam goditur asnjëherë dikë që nuk ka tentuar të më godas e para. Gënjeshtare e keqe. S’kam pse të jem xheloze ndaj teje. Je e pasjellshme përpara meje dhe familjes sime dhe në rrjete sociale sillesh si viktimë’’- iu kundërpërgjigj ajo.