NUK LA TESTAMENT/ Ja kujt i shkon pasuria 25 milionë dollarëshe e Avicii-t – AlpeGossip
NUK LA TESTAMENT/ Ja kujt i shkon pasuria 25 milionë dollarëshe e Avicii-t

NUK LA TESTAMENT/ Ja kujt i shkon pasuria 25 milionë dollarëshe e Avicii-t

Avicii u ka lënë të gjithë pasurinë e tij prej 25,5 milionë dollarëshe prindërve të tij.

Dokumentet ligjore të paraqitura në Suedi nga Agjencia Tatimore Suedeze, kanë zbuluar se prindërit e artistit, Klas Bergling dhe Anki Lidén do të trashëgojnë pasurinë e djalit të tyre prej 25,5 milionë dollarëshe.

DJ i njohur botërisht, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në Muskat, Oman, në një hotel luksoz ku kishte vrarë veten në moshën 28-vjeçare.

Sipas ligjit suedez, paratë do t’u dhurohen automatikisht prindërve të tij pasi ai ishte i pamartuar, pa fëmijë dhe nuk kishte lënë një testament.

 

Ai gjithashtu thuhet se ka pasur borxhe, 96,4 milionë dollarë amerikanë në SHBA dhe 841,330 korona në Kanada, të cilat janë paguar para se prindërit e tij të trashëgojnë pasurinë.

Avicii siguroi mjaft të ardhura gjatë karrierës së tij të shkurtër, duke arkëtuar 28 milionë dollarë vetëm në 2014-n, dhe arriti të fitojë 250,000 dollarë në një natë.

Por vetë DJ ishte më pak i shqetësuar për milionat e tij, pasi në vitin 2013 ka thënë se kur vuri re që po bënte shumë para, kuptoi se nuk i duheshin aq shumë.

Në vitin 2012 ai i dhuroi të gjitha të ardhurat e turneut të tij amerikan – më shumë se një milion dollarë – për Feeding America, dhe në vitin 2013 ai dha një milion euro për organizatën suedeze të ndihmës Radiohjälpen.

Pas vdekjes së tij, familja publikoi një deklaratë që tregonte se Avicii nuk donte të vazhdonte më jetën e tij dhe kishte luftuar me çështjet e shëndetit mendor.