E MBANI MEND ERION KORININ? Ja çfarë bën sot këngëtari që dikur çmendi publikun – AlpeGossip
E MBANI MEND ERION KORININ? Ja çfarë bën sot këngëtari që dikur çmendi publikun

E MBANI MEND ERION KORININ? Ja çfarë bën sot këngëtari që dikur çmendi publikun

Mbrëmjen e  djeshme në emisionin “Soriee” kanë qenë të ftuar shumë personazhe që dikur kanë qenë shumë të njohur në muzikën shqiptare, mirëpo prej vitesh kanë hequr dorë dhe bëjnë profesione të tjera. Një ndër të ftuarve ka qenë edhe këngëtari, Erion Korini, i cili mbahet mend për bashkëpunimin e suksesshëm me Greta Koçin “Kush ka faj”.

Erioni ka folur për jetën e tij sot dhe ka treguar se që kur është larguar nga muzika ai ka vazhduar me një profesion tjetër. Korini ka zbuluar se aktualisht punon tek radio e ‘Ora News’ dhe zëri i tij është dëgjuar në spote dhe reklama të ndryshme.

Po ashtu këngëtari ka folur dhe për videoklipin e famshëm me Gretën ku tregoi se ndonëse e gjykojnë ai mbetet shumë i bukur.

“Ne shqiptarët e kemi zakon t’i gjykojmë për keq videoklipet e së kaluarës. Por po të shohim Çelentanon themi ua sa bukur”, ka thënë këngëtari teksa ka zbuluar se shumë shpejt do të sjell disa këngë të reja.