“NGA VETË KOHA QË…”/ Semi Jaupaj nuk do të rikthehej kurrë me Bojken Lakon dhe kjo e ka një arsye – AlpeGossip
“NGA VETË KOHA QË…”/ Semi Jaupaj nuk do të rikthehej kurrë me Bojken Lakon dhe kjo e ka një arsye

“NGA VETË KOHA QË…”/ Semi Jaupaj nuk do të rikthehej kurrë me Bojken Lakon dhe kjo e ka një arsye

Gjatë një bisede brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, Semi Jaupaj ka treguar se nuk do të rikthehej më kurrë me Bojken Lakon. Kjo pasi ata kanë kaluar 8-9 vite bashkë dhe kur i kanë dhënë fund kanë qenë mëse të sigurt.

“Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, them jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8-9 vite”, ka treguar Semi.

Teksa Monika e ka pyetur nëse kanë pasur dëshirë të bënin një fëmijë, këngëtarja është përgjigjur:

“Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë.”