BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Skerdi Ago zbulon emrin e veçantë që i vendosi djalit – AlpeGossip
BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Skerdi Ago zbulon emrin e veçantë që i vendosi djalit

BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Skerdi Ago zbulon emrin e veçantë që i vendosi djalit

Tre ditë më parë, këngëtari i njohur Skerdi Ago u bë baba për herë të parë.

Partnerja e tij Vesa, solli në jetë një vogëlush, emrin e të cilit Skerdi e ka zbuluar vetëm ditën e sotme.

Këngëtari ka publikuar një foto të ëmbël me të birin në krahë, ndërsa krahas saj shkruan:“Une dhe djali im ROI ju falenderojme perzemersisht per urimet e bukura 🙏”, duke zbuluar edhe emrin e të voglit, Roi.

Lajmin e lindjes së Roit këngëtari e dha vetë në llogarinë e tij në Instagram, duke publikuar foton e parë me djalin dhe duke i bashkëngjitur një dedikim që na e bëri mishin kokërr!