Gati një vit pas martesës, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i kanë dhënë fund. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se çifti janë ndarë me marrëveshje duke rënë dakort të fokusohen tek karriera.
Por mesa duket Miley e paska lënë Liamin për një femër tjetër. Këngëtarja është fotografuar menjëherë pas ndarjes, duke u puthur me bloggeren Kailtyn Carter.
Dy vajzat ndodhen me pushime në Itali e duket se po kënaqen shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Kujtojmë që Miley dhe Liam u njohën 10 vite më parë dhe historia e tyre e dashurisë ka pasur shumë ndarje e pajtime. Nuk dihet nëse edhe këtë herë do të jetë një ndarje e përkohshme.