“AJO ËSHTË NJË COPË ANALFABETE”/ Stresi i del në mbrojtje publikisht Kejsit (FOTO) – AlpeGossip
“AJO ËSHTË NJË COPË ANALFABETE”/ Stresi i del në mbrojtje publikisht Kejsit (FOTO)

“AJO ËSHTË NJË COPË ANALFABETE”/ Stresi i del në mbrojtje publikisht Kejsit (FOTO)

Pas ndarjes së bujshme po përflitet së fundmi për një rikthim të mundshëm të një prej çifteve më të komentuar të Showbizit. Bëhet fjalë për Stresin dhe Kejsin. Vetëm para pak ditësh Kejsi tregoi se ende e mban në gisht unazën e reperit dhe nga ana tjetër ky i fundit publikoi në Instagram një pjesë të këngës së tij të re ‘Maje zemrën’, teksti i së cilës u aludua të ishte dedikim për Kejsin.

Nuk dihet ende e sigurt nëse dyshja janë bashkë sërish por diçka është e sigurt: ato vazhdojnë të ruajnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe këtë e ka provuar më së miri Stresi! Në videon e publikuar në Instagram, në të cilën dëgjohej një pjesë nga kënga, një ndër ndjekësit e tij ka ofenduar Kejsin duke e quajtur ‘analfabete’, si dhe i ka thënë reperit që është marrosur pas saj. “Aman o Arkimed, je bërë si budalla nga një femër, ajo është një copë analfabete që s’di të formulojë fjali, ti ngele pas saj”, shkruan ndjekësi.

Një komenti të tillë, Stresi nuk ka mundur të mos i kthejë përgjigje dhe mënjëherë i ka dalë në mbrojtje ish-partneres. “Ktheje kokën mbrapa e bo gati listën e dasmës”, ka replikuar ai.