"JAM E TMERRUAR"/ 55 vjeçarja përballet me burgim në Dubai, quajti ‘idiot’ ish burrin dhe ‘kalë’ gruan e tij të re - AlpeGossip
“JAM E TMERRUAR”/ 55 vjeçarja përballet me burgim në Dubai, quajti ‘idiot’ ish burrin dhe ‘kalë’ gruan e tij të re

“JAM E TMERRUAR”/ 55 vjeçarja përballet me burgim në Dubai, quajti ‘idiot’ ish burrin dhe ‘kalë’ gruan e tij të re

Një nënë e tmerruar britanike u arrestua në Dubai, pasi quajti ish-bashkëshortin e saj ‘idiot’ dhe gruan e tij të re ‘kalë’ në Facebook në 2016-ën.

Laleh Sharavesh, 55 vjeç, nga Surrey, përballet me dy vite burg, pasi u ndalua me të bijën Paris, 14 vjeç, kur arriti në Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e shkuar, për funeralin e ish-bashkëshortit.

Anglezja, e cila punon në një qendër për të pastrehët, mësoi se bashkëshortja e re e ish-burrit të saj, 42 vjeçare, kishte bërë kallëzim në polici për një postim në Facebook në vitin 2016.

Laleh u ndalua dhe pasaporta e saj u konfiksua nën ligjet strikte të Dubait për krimet kibernetike.

Tani ajo ndalohet të largohet nga Emiratet e Bashkuara, ndërkohë që Paris u lejua të kthehej në shtëpinë e saj në Richmond.

Nëna beqare duhet të paraqitet në gjykatë më 11 prill dhe të përballet me dënimin deri në dy vjet burg dhe një gjobë prej 50 mijë paund.

Ajo ka thënë se është e ‘tmerruar dhe nuk arrin dot të flejë apo hajë dhe se ka humbur dy masa të trupit të saj, për shkak të stresit’.

Ajo shtoi: “Vajza ime qan çdo natë derisa e zë gjumi”

“Ne jemi shumë të lidhura, sidomos që nga koha që I ati u largua. Më thyhet zemra kur mendoj se jam larg saj.”

Laleh ka qenë e martuar me bankierin portugez Pedro për 18 vjet, përfshirë edhe 8 muaj jetesë në Dubai, para se ai ta linte atë për tunizianen Samah Al Hammadi.

Ajo thotë: “Nuk e kasha idenë se ai do martohej sërish dhe kaq shpejt, pas martesës sonë. Unë reagova keq”.

Nëna angleze bëri komentet kur jetonte në Britani të Madhe, teksa pa një foto dasme të ish-bashkëshortit.

Ajo vazhdon: “U xhindosa dhe shkrova dy komente të pa pëlqyeshme për gruan e tij të re në faqen e tij të Facebook-ut”.

“E di se nuk duhet ta kasha bërë. Duhet të reagoja më mirë, por isha e zemëruar, ndihesha e tradhëtuar dhe e lënduar.”

“Pas 18 viteve martesë, ai po martohej sërish shumë shpejt.

“Ai nuk pati as respektin për të më thënë paraprakisht.”

Në faqen e Facebook-ut të Farsi, ajo shkruante: “Uroj të shkosh nën tokë o idiot. Të marrtë dreqi. Më le mua për këtë kalin.

“U martove me një kalë, o idiot.”

Kur Pedro ndërroi jetë, në moshën 51 vjeçare më 3 mars, Laleh dhe Paris fluturuan për në Dubai, që të merrnin pjesë në funeralin e tij.

Ajo tha: “Ne kemi qenë të martuar për 18 vjet në fund të fundit dhe Paris donte t’i thoshte ‘lamtumirë’ babait të saj.”

Ato u arrestuan menjëherë me të hyrë në Dubai dhe ndërkohë që policët donin ta çonin menjëherë në burg nënën e tmerruar, ata kishin frikë se mos ishin një publicitet negativ po të burgosnin Paris-in, thotë Laleh.

Ajo tha: “Policët vazhdonin të më thonin se duhet të telefonoja dikë për të marrë vajzën time, ndërkohë që unë shkoja në Jebel Ali.

“Por unë nuk kam të njohur këtu. Eventualisht na lanë të shkojmë, por mbajtën pasaportën time.

“Nuk më lejohet të largohem nga Dubai. Kam qenë në gjyq një herë, ku nuk më lejohej të mbroja veten.”

Motra e Laleh thotë se ajo u trajtua keq nga policia e Dubai-t.

Ajo tha se polici që mori deklaratën e saj “qeshte dhe tallej” me kolegët, ndërkohë që Laleh jepte versionin e saj të historisë.

Laden vazhdoi: “Më në fund ai ksihte një deklaratë të shkruar në arabisht. Kur e morëm të përkthyer deklaratën, ajo nuk kishte lidhje me atë që Laleh tha.”

“Për shembull, fjalën ‘kalë’ e kishin përkthyer ‘k…ë’. Ajo fjalë ishte shkruar anglisht.