Në orët e para të mëngjesit, Keisi e la Shqipërinë dhe u nis për në Kanada, aty ku jeton prej vitesh. Teksa Keisi largohej, Stresi as nuk e përcolli në aeroport ç’ka vërtetoi thashethemet se çifti janë ndarë.
Ndalesa e rradhës për Keisin ishte Frankfurt, ku i ka ndodhur e papritura. Me anë të një postimi në Instastory bukuroshja brune ka treguar se i duhet të qëndrojë në Frankfurt pasi siç duket fluturimi është anuluar.
“Fati im i keq s’ka fund. Jam e bllokuar në Frankfurt sot, ta provojmë sërish nesër”, shkruan Keisi.
Ndërkohë Stresi ndodhet në Vlorë me shoqërinë.