PLOT TË PAPRITURA/ Ja çfarë duhet të dini për sezonin e tetë të ‘Game of Thrones’ – AlpeGossip
PLOT TË PAPRITURA/ Ja çfarë duhet të dini për sezonin e tetë të ‘Game of Thrones’

PLOT TË PAPRITURA/ Ja çfarë duhet të dini për sezonin e tetë të ‘Game of Thrones’

Sezoni i 7-të i ‘Game of Thrones’ duket sikur përfundoi një jetë më parë për të gjithë adhuruesit e këtij seriali.

Këtë muaj u publikua pamja e parë e takimit të ‘Sansa’ dhe ‘ Dany’ gjatë xhirimeve të filmit.

Më poshtë ju sjellim disa nga faktet që duhet të dini për sezonin e ri të ‘Game of Thrones’:

  1. Në 13 nëntor 2018, në fushatën ‘forthefrone’, presidenti i HBO-së konfirmoi se sezoni i 8-të dhe i fundit do të shfaqet në muajin prill të 2019.
  2. Do të përbëhet nga 6 episode. Në vitin 2016 David Benioff dhe D.B Weiss thanë se dy sezonet e fundit do të përfshinin 13 episode, 7 në sezonin e 7-të dhe 6 në sezonin e 8-të.
  3. Produksioni i filmit nisi punën në vjeshtën e vitit 2017, pasi në korrik të po të njëjtit vit, skenarët ishin përfunduar dhe aktorët duhet të nisnin punën në tetor. Xhirimet përfunduan në korrik të 2018.
  4. “Ne po përpiqemi të sjellim gjëra të reja, duke eksperimentuar me teknika të reja të kamerës. Unë mendoj se ne jemi duke u përpjekur për të thyer kufijtë në këto dy sezonet finale”, u shpreh Kit Harington për sezonin e 8-të të ‘Game of Thrones’.
  5. Disa nga xhirimet janë realizuar në gjirin e Slaverit, që ndodhet në Floridën jugore.