Gjithmonë jeni ne kërkim te kombinimeve me te bukura për sa i përket buzëkuqit me veshjet. Sigurisht ngjyra e buzëkuqit tërheq vëmendjen ne look-un tuaj dhe për me tepër konsiderohet si një aksesor ideale ne shume veshje. Fuqia e buzëkuqit nuk njeh kufij dhe i tille ka qene qe ne kohet kur ai shpik dhe vazhdon te qëndrojë njësoj. Por çfarë te bëni për te kombinuar bukur buzëkuqin me veshjen tuaj? Ja disa këshilla te cilat ju ndihmojnë për te kuptuar me mire se çfarë duhet te bëni.
1. Ekuilibër dhe kontrast Imagjinoni sikur te keni një veshje ne ngjyrat e tokës, duke qene se janë tonalitete te ngrohta buzëkuqi juaj duhet te jete ne te njëjtën game nuancash. E kuqja, kafeja, ngjyra nude madje edhe ngjyra e kumbullës do te dukeshin shume bukur me një veshje ne këtë ngjyre. Kur behet fjale për veshje me ngjyra për shembull ne ngjyre te kuqe, mund te preferoni një buzëkuq i cili te ekuilibroje intensitetin e ngjyrës se kuqe duke preferuar kështu një buzëkuq ne ngjyre nude.
2. Buzëkuqi i kuq Buzët e kuqe janë një klasik femëror i cili përshtatet ne çdo rast. Kur dëshironi te bëni përshtypje apo te tërhiqni vëmendjen është e vetmja e ngjyre buzëkuqi qe arrin këtë qellim. Kështu këshilla është ta kombinoni me një veshje sensuale dhe te bukur si për shembull me një pale pantallona jeans dhe një këmishë apo me një veshje total black.
3. Buzëkuqi vjollce Një buzëkuq i tille është perfekt nëse preferoni ta mbani një veshje ne ngjyre te zeze edhe pse mund te dukeni shume te errëta do te keni gjithsesi një pamje shume misterioze dhe seksi. Por nëse dëshironi mund ta kombinoni buzëkuqin vjollce edhe me veshje te tjera ne këtë ngjyre por nëse kërkoni një kontrast atëherë preferoni te vishni një bluze ne ngjyre te verdhe mustarde.