E mbani mend Rona Nishliun? Ndryshimi i saj drastik do t’ju lë me gojën hapur (FOTO) – AlpeGossip
E mbani mend Rona Nishliun? Ndryshimi i saj drastik do t’ju lë me gojën hapur (FOTO)

E mbani mend Rona Nishliun? Ndryshimi i saj drastik do t’ju lë me gojën hapur (FOTO)

Me siguri të gjithë e mbani mend Rona Nishliun, këngëtaren që na përfaqësoi në Eurovision në vitin 2012 me këngën “Suus” e që për herë të parë Shqipëria u rendit në vend të 5. Rona ra në sy jo vetëm për zërin potent që me “Suus” drithëroi sallën e Eurovision, por edhe për pamjen e saj të veçantë me flokët rasta.

Dy vite më parë, Rona i preu flokët që i mbante prej 13 vitesh dhe gjatë një periudhe i mbajti flokët e shkurtra fare. Mirëpo së fundmi këngëtarja ka vendosur t’i rrisë dalëngadalë ç’ka ka rezultuar në një ndryshim drastik të saj.

Rona ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me flokët e shkurtra deri tek supet, e buzëqeshur dhe më e bukur se kurrë më parë. “Nuk mund t’i besoja syve kur e pashë veten në pasqyrë”, shkruan këngëtarja e cila ka marrë qindra komplimente për këtë pamje.