Pse është mallkim të bësh emrin e të dashurit/dashurës tatuazh? (FOTO) – AlpeGossip
Pse është mallkim të bësh emrin e të dashurit/dashurës tatuazh? (FOTO)

Pse është mallkim të bësh emrin e të dashurit/dashurës tatuazh? (FOTO)

Të bësh tatuazh emrin apo inicialet e partneres/partnerit duket si gjesti më i madh që mund të kryesh për të shprehur dashurinë. Shumë njerëz mendojnë dhe veprojnë kështu, ndonëse është një nga veprimet që gjithnjë ka ngjallur debate, sepse mendimi i parë është sigurisht ndarja. Ti ndahesh dhe pastaj dikujt tjetër do t’i duhet të shohë çdo ditë emrin e ish-it në trupin tënd.

Por gjithsesi, nuk qëndron këtu i gjithë problemi. ‘Mallkimi’ i të bërit tatuazh emrin e të dashurit është përkeqësimi i lidhjes.

Problemi më i madh i kësaj çështjeje ka qenë historikisht i njëjti. Që prej shekullit të 18-të, njësoj si sot, jo të gjitha romancat zgjasnin përgjithmonë. Dhe kur gjithçka mbaronte tatuazhi bëhej i padëshirueshëm.

Sigurisht sot, ekzistojnë mënyra të ndryshme për t’i hequr dhe nga një studim i kryer vitet e fundit ka rezultuar se në klinikat e lazerit klientët më të shpeshtë ishin ata të cilët hiqnin tatuazhet që dikur i kishin kushtuar partnerëve.

Shumë personazhe të njohur si Mel B, Melanie Griffith, Kylie Jenner dhe Heidi Klum e kanë kuptuar tashmë se të kesh në trup inicialet apo emrin e gjysmës tjetër zgjat më shumë se entuziazmi i një momenti.

Ndjenjat e tyre në momentin e ndarjes me shumë gjasa kanë qenë të njëjta me ato të Angelina Jolie-s kur u nda nga aktori Billy Bob Thornton.

“Kurrë s’do të tregohem më kaq budallaqe sa të bej emrin e një burri tatuazh në trupin tim.”- u shpreh ajo asokohe.

Kështu, e shihni që problemi me ‘emrin e të dashurit’ tatuazh në trup do të vazhdojë përgjithmonë dhe e mira e të mirave kur ju vjen një ide e tillë ndër mend, është të prisni t’ju kalojë.