Redia Hoxha feston ditëlindjen me një super festë dhe një tortë gjigande (FOTO) – AlpeGossip
Redia Hoxha feston ditëlindjen me një super festë dhe një tortë gjigande (FOTO)

Redia Hoxha feston ditëlindjen me një super festë dhe një tortë gjigande (FOTO)

Vajza e vogël e familjes Hoxha, Redia ka preferuar të mbajë një profil larg vëmendjes mediatike, ndryshe nga dy motrat e saj, Lori dhe Sara.

Dje familja Hoxha dhe gjithë stafi i “Top Media”-s kanë festuar 20-vjetorin e krijimit të “Top Albania Radio”-s. Një festë gjigande ku të pranishëm kanë qenë të ftuar të shumtë.

Pas mesnatës në këtë mbrëmje jubilare u fut një tortë e madhe dhe prezantuesit e mbrëmjes, Klevi Kadilli dhe Dojna Mema kanë ftuar të voglën e familjes, Redia Hoxha, e cila feston gjithashtu 20-vjetorin e saj të lindjes. Një konçidencë e bukur, që fill një ditë pas krijimit të radios ka ardhur në jetë edhe vajza e tyre Redia, e cila aktualisht ndodhet me studime jashtë Shqipërisë.

“Kam shumë emocione. Por ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu”, tha Redia ndërkohë që u ngjit në skenë për të fikur qirinjtë.

Pavarësisht se Redias nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, të gjithë ata që e njohin thonë se ajo është një vajzë gazmore dhe shumë e dashur.