Erioni dhe Besi rikthehen në Top Channel? Aktori flet për emisionin e ri: Ne do të… – AlpeGossip
Erioni dhe Besi rikthehen në Top Channel? Aktori flet për emisionin e ri: Ne do të…

Erioni dhe Besi rikthehen në Top Channel? Aktori flet për emisionin e ri: Ne do të…

Prej kohësh është përfolur në media se dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai do të kenë një emision të vetin për të cilin ende nuk është zbuluar se në cilin televizion do të transmetohet. Ka pasur shumë aludime që ata do të fillojnë me programin e tyre në ‘Tv Klan’ mirëpo deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.

Megjithatë ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Chaud Patate’ në Energy Radio, Erioni është pyetur nga dy moderatorët se në cilin televizion do ta shohim sezonin e ardhshëm.

“Siç shikojmë dita-ditës nëpër portale që markatoja po bëhet e ethshme, edhe në këtë pjesë markatoja vijon të jetë e ethshme. Me këtë pjesë po merret Besi, unë jam përqëndruar në detyrë, kam informacion dhe të gjithë jemi duke e menduar, por kaq…” -tha Erioni.

Ndër të tjera ai ka treguar se nëse do të bënin një emision me Besin do ta bënin në njërin prej dy televizioneve më kryesore në vend Top Channel dhe Tv Klan, ndonëse ka pasur oferta dhe nga televizionet e tjera ku sipas tij i kanë ofruar dhe një çek të bardhë.

“Ne kemi pasur merakun e një produkti të saktë dhe afatgjatë. Janë emisione që e kam bindjen që i prodhojnë vetëm këto dy televizione, nuk besoj se është sipërmarrje e lehtë”, -përfundoi Erioni duke e lënë të hapur se kë televizion do të zgjidhnin konkretisht me Besin.

Mirëpo sipas burimeve pranë ‘radionrg.al’ aktori i njohur Bes Kallaku është parë pranë ambienteve të ‘Top Channel’ ku thuhet se është takuar me drejtorin e këtij televizioni Ben Blushin dhe mendohet se ndoshta emisioni i tyre do të transmetohet atje, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar.