PA GRIM E ME DISA KILE MË TEPËR/ Selena Gomez më e lumtur se kurrë (FOTO) – AlpeGossip
PA GRIM E ME DISA KILE MË TEPËR/ Selena Gomez më e lumtur se kurrë (FOTO)

PA GRIM E ME DISA KILE MË TEPËR/ Selena Gomez më e lumtur se kurrë (FOTO)

Viti që lamë pas për Selena Gomez nuk ishte aspak i lehtë. Përgjatë 1 viti këngëtarja u përball me shumë vështirësi që lidheshin me jetën e saj private. Ndarja nga Justin Bieber, operacioni në veshka dhe depresioni e kthyen Selenën në një njeri tjetër.

Por me sa duket tani këngëtarja ka vendosur të rikuperojë veten dhe po ja del më së miri. Pak orë më parë ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga festa që po bëjnë për shoqen e saj që do të martohet dhe këngëtarja duket më në formë se kurrë. Ajo ka shtuar disa kilogramë dhe në fytyrë përcjell shumë pozitivitet.

Kjo është fotoja e parë, pas shumë kohësh që Selena shfaqet kaq e lumtur dhe të gjithë fansat janë të kënaqur për këtë.