“SERIOZA MERTON SHUMË FËMIJË, ËSHTË NJË BABA I MIRË”/ Familja e Adelina Tahirit do të shtohet në numër (FOTO) – AlpeGossip
“SERIOZA MERTON SHUMË FËMIJË, ËSHTË NJË BABA I MIRË”/ Familja e Adelina Tahirit do të shtohet në numër (FOTO)

“SERIOZA MERTON SHUMË FËMIJË, ËSHTË NJË BABA I MIRË”/ Familja e Adelina Tahirit do të shtohet në numër (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri gëzon prej kohësh një martesë të lumtur me milionerin maqedonas, Serjoza Markov. Dyshja janë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Joni.

Në një intervistë për “Prive”, Adelina ka treguar se po mendojnë ta shtojnë familjen e tyre. Këngëtarja është shprehur se i shoqi meriton shumë fëmijë, pasi është një baba shumë i mirë dhe i kujdesshëm.

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, ka rrëfyer ajo.