Në dhjetor të vitit të kaluar reperi Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, e cila është bërë tashmë kryefjala e jetës së tyre.
Që prej lindjes, ata e kanë publikuar shpesh të voglën në rrjete sociale ndërsa mëngjesin e sotëm, në profilin e Hanës në Instagram çifti ka publikuar një video që do t’ju ëmbëlsojë ditën.
Mozzik e filmon të bijën teksa i thotë ‘Mirëmëngjesi’, ndërsa ajo nis të qeshë sapo dëgjon zërin e babait të saj.