Harrojeni videon në hotel, Gentën e “Big Brother” e surprizon i dashuri me super dhurata (FOTO) – AlpeGossip
Harrojeni videon në hotel, Gentën e “Big Brother” e surprizon i dashuri me super dhurata (FOTO)

Harrojeni videon në hotel, Gentën e “Big Brother” e surprizon i dashuri me super dhurata (FOTO)

Ish-konkurentja e Big Brother, Genta Gjalpi, u përfol shumë së fundmi në media për një video të publikuar në profilin e saj në Instagram. Ajo u shfaq në dhomën e një hoteli në qytetin e Tiranës, ku kishte kaluar natën me të dashurin.

Genta filmoi ambjentin e dhomës, i cili ishte i zbukuruar me petale trëndafilash e tullumbacë të shumtë, duke treguar detajet romantike të natës së saj. Mirëpo, pak më parë Genta ka publikuar në profilin e saj një tjetër foto ku tregon se çfarë surprize i ka bërë i dashuri.

Ajo mban në duar një arush të madh të bardhë, ndërsa pranë saj ka 3 buqeta të mëdha me trëndafila. Këtë surprizë ajo ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit në Instagram, mirëpo nuk ka dhënë asnjë detaj për mashkullin i cili i ka bërë këto dhurata.