Sara Hoxha nis përgatitjet për dasmë dhe e dini çfarë provoi?! (FOTO) – AlpeGossip
Sara Hoxha nis përgatitjet për dasmë dhe e dini çfarë provoi?! (FOTO)

Sara Hoxha nis përgatitjet për dasmë dhe e dini çfarë provoi?! (FOTO)

Një prej çifteve më të dashurr të showbiz-it shqiptar, Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë nisur përgatitjet për dasmën e tyre.

Pak javë më parë, Newsbomb.al zbuloi se çifti do të kurorëzojë lidhjen e tyre në muajin gusht të këtij viti dhe dasma po organizohet në një prej hoteleve më të shtrenjta në Como të Italisë “Villa d’Este”.

Duke qenë se na ndajnë vetëm 3 muaj nga dita e madhe, Sara ka treguar se ka nisur tashmë përgatitjet. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të 3 gotave verë:

“Duke provuar verë”, shkruan trashëgimtarja e “Top Channel” e cila ka provuar për herë të parë shijen e verës që do të servirë në dasmën e saj.

Sara nuk ndodhet vetë në Itali, ndërsa në foto shohim edhe një tjetër person te veshur me një këmishë bardhezi, që është Ledioni.

Kjo pritet të jetë një nda dasmat më të kushtueshme të vitit në showbiz-in shqiptar, duke qenë se vetëm për një person, rezervimi kushton jo pak, por plot 500 euro.