SUKSESI I DUA LIPËS NUK KA FUND/ Shpallet artistja më e dëgjuar për muajin shtator (VIDEO) – AlpeGossip
SUKSESI I DUA LIPËS NUK KA FUND/ Shpallet artistja më e dëgjuar për muajin shtator (VIDEO)

SUKSESI I DUA LIPËS NUK KA FUND/ Shpallet artistja më e dëgjuar për muajin shtator (VIDEO)

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë ndër femrat më të suksesshme.

Projektet e saj të veçanta kanë bërë që ajo të kryesojë top-listat dhe platformat e ndryshme muzikore, shkruan lajmi net.

Kësaj radhe bëhet e ditur se Lipa është këngëtarja më e dëgjuar në Spotify për muajin shtator. “Dua Lipa ishte artistja femër më e dëgjuar këtë muaj në Spotify”, shkruan në postimin e publikuar nga Lipa.

Jo vetëm kjo, Dua është aktive edhe në mbrëmje muzikore ku mbrëmë ishte prezente në Las Vegas. Në çdo performancë ajo mbledh një publik të mahnitshëm që e përkrahin vazhdimisht.

‘Electricity’, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo që u mirëprit nga fansat.