Xhemi Shehu mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, figura e të cilës është lidhur gjithnjë me Top Channel duke qenë se në këtë televizion ka nisur karrierën.
Për disa sezone, Xhemi ka qenë prezantuese krah Salsano Rrapit në “Portokalli”, por së fundmi ajo ka marrë një post të ri.
“Prive” bën të ditur se Xhemit i është besuar pozita e producentes ekzekutive të programit “E diell” i cili nisi sot.
Autor i programit është Edi Manushi i cili prezanton së bashku me Fjoralba Ponarin, Nevina Shtyllën e disa moderatorë të tjerë që do kenë rubrikat e tyre.